Tammy Abraham do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi anglez nuk është në planet e trajnerit Thomas Tuchel i cili i ka kërkuar të gjej një skuadër të re.
Shumë skuadra janë vënë pas sulmuesit shtatlartë, si nga Anglia ashtu edhe nga Gjermania e Italia.
Atalanta, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig e duan lojtarin jashtë Anglisë, por prioriteti i tij duket se është për të qëndruar në Ligën Premier.
West Ham United, Arsenal, Tottenham Hotspur e Leeds United ishin të interesuara, por së fundmi garës i është shtuar edhe Aston Villa.
Villa që është pasuruar me 117 milionë euro nga shitja e Jack Grealish ka gati një ofertë prej 40 milionë euro për transferimin e Abraham.
23-vjeçari ishte pjesë e Aston Villas në sezonin 2018/19 ku zhvilloi 40 ndeshje duke shënuar 26 gola e duke bërë tre asistime në Championship.
Vet lojtari po pret transferimin te Aston Villa, ku do ta ketë të sigurt vendin në formacionin bazë. /Telegrafi/