Site icon Telegrafi

Tammy Abraham nënshkroi kontratë të re me Chelsean dhe u huazua te Swansea

Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Stamford Bridge dhe pastaj i është bashkuar Swansea Cityt në formë huazimi njëvjeçar.

19-vjeçari do të bashkohet me trajnerin Paul Clement, i cili ka qenë pjesë e stafit trajnues të Bluve gjatë viteve 2007-2011.

Nënshkrimi pesëvjeçar i Tammy Abraham me Chelsean (Squawka/Twitter)

Abraham shënoi 26 gola në 48 ndeshje me Bristol Cityn në sezonin e kaluar në Championship. Ai po ashtu shënoi një gol me Anglinë në Kampionatin Evropian U-21.

Pas angazhimit të Abraham, Swansea mund ta lejojë shkuarjen e Borja Baston te Malaga në formë huazimi.

24-vjeçari u transferua për 15.5 milionë funte në verën e kaluar nga Atletico Madridi, mirëpo shënoi vetëm një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version