Telegrafi

Talenti shqiptar e zëvendëson Higuainin, del në stërvitje me ekipin e parë të Juventusit

Juventusi ka nisur stërvitjet, por që ende të gjithë lojtarët nuk janë rikthyer në Itali pas pandemisë Covid-19.

Kësisoj trajneri Maurizio Sarri ka grumbulluar shtatë futbollistë nga ekipi i dytë në stërvitje për ta pasur grupit e plotë.

E fatin për të stërvitur me skuadrën e parë e ka pasur edhe ylli i ri shqiptar Giacomo Vrioni.

21-vjeçari në afatin kalimtar të janarit iu bashkua kampionëve në fuqi të Italisë nga Sampdoria për katër milionë euro, por që deri tani ka luajtur për skuadrën e dytë në Serie C.

Giacomo Vrioni

Grumbullimi nga Sarri është një e arritur e madhe për Vrionin, i cili duhet të jap më të mirën që të bie në sy të teknikut italian.

Sulmuesi i talentuar ka luajtur për moshat e Italisë, ndërsa është rikthyer dhe ka luajtur për Shqipërinë U-21.

Pas paraqitjeve të mira me 21 vjeçarët, Vrioni ka debutuar edhe me Kombëtaren A, në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Giorgio Chiellini dhe Giacomo Vrioni

Talenti i madh shqiptar është thirrur në stërvitjet e Juventusit për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin, i cili ende ndodhet në Argjentinë.

Por sa i përket të ardhmes së tij, në verë ai pritet të ndryshoj skuadër pasi Juventusi pritet ta huazojë në ndonjë ekip më të vogël për të bërë përvojë. /Telegrafi/