Site icon Telegrafi

Talenti problematik i Juventusit, Ihattaren kthehet në stërvitje

(Foto: Screenshot/Instagram/iamihattaren)

Mohamed Ihattaren është kthyer në Torino dhe është përfshirë në seancën stërvitore me Juventusin, pas problemeve të fundit me ligjin.

21-vjeçari ishte arrestuar në javën e kaluar dhe është marrë në pyetja nga policia në Holandë me dyshimin për sulm fizik ndaj ish-të dashur, ndërsa më pas është lënë i lirë.

Holandezi dikur konsiderohej ndër talentët më premtues në futbollin evropian, mirëpo problemet jashtë fushe e kanë penguar zhvillimin e tij duke i munguar minutazhi i lojës në dy sezonet e fundit.

Lexo po ashtu Ihattaren i Juventusit arrestohet sërish, kësaj radhe me dyshimin për sulm ndaj ish-të dashurës

Ihattaren ka shpërndarë një video në Instagram duke konfirmuar rikthimin e tij në Torino dhe angazhimin në stërvitje.

“Ajo që na përcakton është se sa mirë ngrihemi pas një pengese”, është përshkrimin që i ka vënë postimit të tij.

Lexo po ashtu Lojtari i kërcënuar e i shantazhuar po rikthehet te Juventusi

Mesfushori iu bashkua Juventusit në gusht të vitit 2021 nga PSV Eindhoven për 1.9 milion euro. Ai u huazua menjëherë te Sampdoria, ku nuk regjistroi asnjë paraqitje dhe u largua pas gjashtë muajsh.

Më pas, Ihattaren u kthye në vendlindje te Ajaxi për një huazim njëvjeçar, mirëpo sërish nuk la përshtypje të mirë dhe bëri vetëm një paraqitje zyrtare për klubin nga Amsterdami. /Telegrafi/

Exit mobile version