Mariano Diaz nuk do të jetë pjesë e Real Madridit për stinorin 2017-18.
Sulmuesi nga Republika Domenikane ka debutuar këtë vit me ekipin e parë të ‘Los Blancos’.
Ai ka shkëlqyer në disa ndeshje duke shënuar edhe gola dhe duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin italian, Serie A.
Është skuadra e Fiorentinës që po këmbëngulë për huazimin e Diazit me të drejtë blerje.
Real Madrid është i interesuar ta huazojë lojtarin dhe duke se klubi i tij i ri do të jetë Fiorentina.
Mediat italiane kanë raportuar se gjatë javës së ardhshme pritet zyrtarizimi i këtij transferimi. /Telegrafi/