Vëllai i sulmuesi të ri të Juventusit, Moise Kean ka thënë se talenti është tifoz i madh i Milanit.
Giovanni Kean këtë e ka bërë të ditur për mediat italiane.
Kean debutoi në moshën 16-vjeçare si në Serie A ashtu dhe në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse Juventusi i bëri këtë nder të madh, ai është tifozë i një rivali të urryer të Zonjës së Vjetër”.
“Është e vërtet. Ai është milanist. Idhulli i tij gjithmonë ka qenë Mario Balotelli dhe ai është tifoz i flaktë i Milanit”, ka thënë Giovanni.
“Debutimi? Jemi prekur shumë, edhe ai ka derdhur lot. Ka qenë moment shumë emocionues”, theksoi ai.
Këto fjalë të vëllait mund të mos iu pëlqejnë tifozëve të Juventusit. /Telegrafi/