Megjithëse Kosova është me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon t’i ‘rrëmbejë’ talente që mund të përfaqësojë shtetin e tyre.
Sipas mediave daneze, trajneri i përfaqësueses U19 të Shqipërisë Alban Bushi ka bindur mbrojtësin kosovar, Bardhec Bytyqi.
Talenti 19-vjeçar i Aalborgut do të jetë pjesë e kuqezinjve gjatë grumbullimit në datat 18 deri më 25 janar.
Kujtojmë që Bytyqi është me nënshtetësi daneze, por ka vendosur të luajë me Shqipërinë. /Telegrafi/