Arsenali dhe Manchester City janë duke udhëhequr garën për adoleshentin e Juventusit, yllin Moise Kean apo i njohur si ‘Mario Balotelli i ri’.
Sulmuesi 16-vjeçar u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2000 që debutoi në dy gara të mëdha, si kampionati italian, Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Kean ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 12 ndeshje këtë sezon, vetëm dy prej tyre për skuadrën e par, ku luajti vetëm gjashtë minuta.
Sipas Daily Star, Kean ka tërhequr interes nga Liga Premier, ku shërbimet e tij më së shumti i interesojnë Arsenalit dhe Manchester Cityt, përcjell Telegrafi.
Futbollisti i talentuar krahasohet me Balotellinin, pjesërisht sepse ai ka thënë se sulmuesi i Nice është heroi i tij, kjo pasi ata kanë të njëjtin agjent – Mino Raiola.
Paris Saint-Germain ka qenë gjithashtu i lidhur me një transferim të Kean, i cili është ende në pritje për të nënshkruar një kontratë profesionale pasi ai është shumë i ri. /Telegrafi/