‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Blutë’ janë të etur për mesfushorin Santosit, Thiago Maia, por Paris Saint-Germain mund të reagoj më shpejt për nënshkrimin e tij me një ofertë prej 17 milionë funte.
Sipas Calciomercato, Manchester United dhe Chelsea janë në mesin e atyre skuadrave që janë duke mbajtur një sy në mesfushorin shumë të vlerësuar të Santosit, përcjell Telegrafi.
19-vjeçari brazilian konsiderohet si një nga perspektivat më të nxehta në futbollin brazilian, pasi shkëlqeu në vendin e tij dhe për skuadrën, kur morën medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.
United dhe Chelsea kanë vënë në dukje potencialin e tij, por ata kanë të ngjarë të përballen me konkurrencën shumë të madhe nga të gjithë Evropa.
Kampionët e Serie A, Juventus, thuhet se po përgatit një ofertë, derisa gjigantët nga Ligue 1, Paris Saint-Germain janë të gatshëm të ofrojnë menjëherë 17 milionë funte në mënyrë që të Maia të transferohet në Francë. /Telegrafi/