Mbrojtësi i talentuar i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka pranuar se e mirëpret interesimin e gjigantit spanjoll, Barcelonës për shërbimet e tij.
Djaloshi i talentuar holandez është në radar të drejtorit sportivtë Barcelonës, Robert Fernandez.
Sipas mediave spanjolle është pikërisht de Light objektivi numër një i gjigantit katalunas për përforcimin e mbrojtjes.
Kjo pas në fund të sezonit pritet largimit i Javier Mascheranos dhe Thomas Vermaelenit, ndërsa edhe Gerard Pique nuk e ka të ardhmen e sigurt shkaku i moshës.
Ky interesim i Barcelonës i ka pëlqyer talentit të Ajaxit, i cili ka treguar se është pikërisht klubi katalunas i preferuari i tij.
“Ekipi im i preferuar në Spanjë është Barcelona për shkak të lidhjes që kanë me Ajaxin dhe futbollin e bukur”, ka thënë fillimisht mbrojtësi 18-vjeçar.
“Ka shumë gjëra që janë shkruar dhe unë nuk di asgjë, pse duhet të shqetësohem?”
“Çdo lojtar preket nga lidhja e tij me ekipe të shkëlqyera dhe unë nuk jam ndryshe, por nuk më intereson shumë, luaj në Ajaxin dhe jam i lumtur këtu”, përfundoi de Ligt. /Telegrafi/