Telegrafi

Talenti 18-vjeçar i Chelseat, Billy Gilmour turpëroi Fabinhon me një driblim fantastik

18-vjeçari Billy Gilmour ishte ylli i shfaqjes në fitoren 2-0 të Chelseat ndaj Liverpoolit në kuadër të Kupës FA.

Golat nga Willian dhe Ross Barkley rrëzuan Liverpoolin nga raundi i pestë i Kupës FA dhe i bënë tre humbje në katër ndeshjet e fundit për ekipin e Jurgen Klopp.

Por ishte Gilmour, i nënshkruar nga Rangers në vitin 2017, i cili vodhi vëmendjen dhe me të drejtë mori çmimin “lojtari i ndeshjes”.

Billy Gilmour befasoi të gjithë me paraqitjen e tij (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Edhe pse i vogël për nga shtati, skocezi shkëlqeu në mesin e fushës, duke luajtur me lehtësi nga minuta e parë deri tek e fundit në fitoren 2-0 në Stamford Bridge.

Gilmour arriti t’i bëjë të gjithë për vete me një driblim fantastik ndaj mesfushorit brazilian, Fabinho.

 

Driblimi në mes të këmbëve i Gilmour ndaj Fabinhos erdhi në minutën e 86-të të ndeshjes dhe kjo rrezikoi edhe golin e tretë.

Ndryshe, Gilmour pati 62 prekje në lojë, përfundoi me sukses 37 pasime dhe fitoi pesë ndërhyrje kundër kampionëve evropianë dhe botërorë. /Telegrafi/