Mauro Icardi është shumë afër që ta nënshkruajë kontratën e re me Interit, pasi aktualisht krerët e klubit dhe përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime.
Sipas Sky Sport Italia, drejtori Beppe Marotta, e ka pasur takimin e parë zyrtar me gruan dhe agjenten e lojtarit Wanda Naran.
Ka qenë një takim shumë pozitiv dhe ai i ardhës do të jetë vetëm për tu mbyllur detajet.
Në anën tjetër Sport Mediaset shkruan se kontrata e re do ta ndryshojë klauzolën aktuale që është 110 milionë euro, për ta rritur në 180.
Por Sky e hedh poshtë këtë mundësi.
Paga e tij pritet të jetë 7 milionë euro, pasi aktualja e Icardit është 4.5 milionë euro.
Sulmuesi është lojtari kryesor i Interit në vitet e fundit dhe bartë shiritin e kapiten it. /Telegrafi/