Telegrafi

Sërish takohen Kurti e Mustafa, tentimi i radhës për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke zhvilluar takimin e radhës për përpjekje të arritjes së një koalicioni bashkëqeverisjes.

Lexo po ashtu Përfundon takimi Kurti-Mustafa, nuk ka marrëveshje

Kështu kanë bërë të ditur burime të Telegrafit, brenda dy subjekteve.

Para takimit, ka folur shkurtimisht para mediave kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet. “Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, tha Mustafa.

Në takimin e fundit, të dyja palët ishin pajtuar për intensifikim të takimeve për të arritur sa më parë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhej në njoftimin për media, pas takimit të së mërkurës. /Telegrafi/