Site icon Telegrafi

Takohen drejtorët sportivë të Rizesporit dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi afër transferimit te gjiganti turk  

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi pritet t’i bashkohet skuadrës së madhe turke, Fenerbahce, këtë verë.  

Fenerbahce thuhet se ka parakaluar të gjithë në garë për yllin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Kjo pasi mediat turke kanë zbuluar një fotografi nga takimi i drejtorëve sportivë të dy klubeve.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi flet rreth karrierës: Brenda disa ditëve dihet e ardhmja ime

Drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Comolli dhe ai i Caykur Rizespor, Yilmaz Bal, u ulën në tryezën e bisedimeve për transferimin e Muriqit.

Sipas mediumit turk Fanatik, ky takim ka shkuar pozitivisht dhe Muriqi pritet t’i bashkohet Fenerbahces në ditët e ardhshme.

Për Fenerbahcen përveç se është një transferim i madh, është edhe një fitore ndaj rivalit të urryer Galatasarayt, që gjithashtu kërkonte Muriqin. /Telegrafi/

Exit mobile version