Duket se Interi e ka seriozisht për Antonio Rudigerin.
Sipas TuttoMercatoWeb, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio dhe agjenti i lojtarit, Gabriele Guiffrida, janë takuar në hotelin Palazzo Parigi në Milano.
Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Chelsea, por zikaltrit janë të gatshëm të rrisin ofertën aq sa është e nevojshme për të mposhtur Blutë.
Më herët Interi kishte shfaqur interesim edhe Kostas Manolas, por duket se për grekun janë tërhequr.
Çmimi i Rudigerit është rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/