Të enjten dhe të premten në Bruksel gjatë samitit dyditor liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë lidhur me agresion rus në Ukrainë, për çështje ekonomike, sigurinë e marrëdhëniet me jashtë.
Po ashtu liderët e BE-së pritet të diskutojnë edhe lidhur me procesin e integrimit të rajonit në BE.
Edhe dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në veri pritet të jenë ndër pikat e diskutimit të liderëve të BE-së.
Ndryshe, ditë më parë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri.
Emisari i posaçëm i BE-së tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.