Site icon Telegrafi

Takimi i rastësishëm në aeroport i lojtarëve të Kosovës U-21 me yjet e Argjentinës (Foto)

Kosova U-21 kishte udhëtua në Bakun e largët për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Azerbajxhanit (0-0), e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Argjentina kishte luajtur miqësore me Nigerinë në Rusi ku ka pësuar humbje me rezultat 4-2.

Lojtarët e Kosovës nga Baku kanë zbarkuar fillimisht në Stamboll, në aeroportin ‘Ataturk’.

Lexo po ashtu Kosova U-21 merr një barazim pa gola kundër Azerbajxhanit në Baku

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe yjet e Argjentinës, si Paulo Dybala që luan te Juventus dhe portieri Sergio Romero që ruan portën te Manchester United.

Dybala me mesfushorin e Kosovës U-21, Meriton Korenicën

Palët janë takuar në aeroport, ndërsa sjellja e Dybalas karshi lojtarëve të Kosovës ka qenë shembullore.

Sergio Romero me sulmuesin e Llapit, Mirlind Dakun

Ai me shokun e tij Romero nuk kanë përtuar të bëjnë foto.

Menaxheri i Kosovës, Zgjim Sojeva, me yllin e Juventusit

Një kujtim i bukur për lojtarët e Kosovës që u kthyen me një pikë nga Azerbajxhani. /Telegrafi/  

Exit mobile version