Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar për një takim tjetër me diasporën, këtë herë në Milano.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale Rama shkruan se takimi me shqiptarët në Itali do të mbahet më 26 maj në orën 11:00 në Milano.
Ky takim vjen pak ditë pas atij të zhvilluar në shtetin grek, ku Rama u prit nga qindra shqiptarë të cilët jetojnë në shtetin helen. /Telegrafi/