Kjo do të jetë vetëm hera e tretë që Inter dhe Juventus do të përballen në finalen e Kupës së Italisë, ku ‘Zonja e Vjetër’ fitoi dy ndeshjet e para në vitet 1959 dhe 1965.
Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico në Romë të mërkurën nga ora 21:00 dhe do të vendoset pas 90 minutash, ose nëse është e nevojshme do të shkohet në shtesë dhe penallti.
Pavarësisht se historikisht janë ndoshta dy klubet më të mëdha në Itali, prandaj ndeshja ka fituar pseudonimin “Derby d’Italia”, ato janë përballur shumë rrallë në finalen e Kupës së Italisë.
🎙️ | Press conferences before #CoppaItaliaFrecciarossa Final#JuveInter #WeAreCalcio pic.twitter.com/9q2LAiSPZD
— Lega Serie A (@SerieA_EN) May 10, 2022
Ata kanë kryqëzuar rrugët vetëm dy herë më parë për trofeun dhe kjo nuk ka ndodhur tash e 57 vjet.
Kjo ishte një fitore 1-0 e Juventusit më 29 gusht 1965, e vendosur nga goli i Giampaolo Menichelli vetëm 14 minuta më vonë.
Para kësaj, finalja e tyre e parë ishte një rezultat më dramatik 4-1 i Juventusit më 13 shtator 1959, pavarësisht se Interi kishte avantazhin e shtëpisë duke luajtur në San Siro.
John Charles kishte hapur rezultatin, pasuar nga një dygolësh i Sergio Cervato dhe në fund ajo e Omar Sivorit.
Mauro Bicicli kishte shënuar për Interin për 2-1 në minutën e 36-të, por golat e Juventusin e kishin mbyllur takimin./Telegrafi/