Një takim në mes të Zonjës së Parë, Melania Trump dhe Princit Harry gjithsesi se ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
Por, përveç asaj çfarë është folur në të, mediat së fundmi janë marrë edhe me një gjest të Princit Harry, kur ai takohet me Melanian.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur gjatë fotos së takimit, Princi Harry bën “shenjën e djallit” me dorë.
Njerëzit në rrjetet sociale kanë shkruar se duket sikur Harry po jepte një simbol të djallit – sinjalizonte se ai vetë është djalli ose se shpirti i djallit po e rrethon atë.
Ndonëse disa spekulojnë se një gjest i tillë ka mundur të bëhej me qëllim dhe vetëdije të plotë, të tjerë mendojnë se ishte një lëvizje e pavullnetshme e tyre.
Pavarësisht cili version është i sakti, ky gjest i tij ka provokuar të gjithë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=67XftB63jUc