Telegrafi

Takimi Messi-Koeman, argjentinasi e njofton trajnerin se e sheh veten më shumë larg Barcës

Lionel Messi (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Lionel Messi e ka informuar trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman, se dyshon për ta ardhmen e tij në Camp Nou.

Argjentinasi ishte dëshpëruar me menaxhmentin e klubit në sezonin që lamë pas, ndërsa gjithçka kulmoi me eliminimin turpërues nga Liga e Kampionëve, nga ku edhe nisën spekulimet për largimin e tij.

Pas angazhimit të strategut holandez si trajner i Blaugranëve, ai kishte caktuar takim me yllin kryesor të skuadrës gjatë të enjtes për të marrë opinionin e tij lidhur me të ardhmen – transmetojnë Marca dhe AS.

(Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Sipas RAC1, Messi e sheh veten më shumë jashtë Barcelonës në të ardhmen e afërt, mirëpo është i vetëdijshëm se do ta ketë të vështirë të largohet nga klubi, me të cilin ka edhe një vit në kontratën e tij.

Lexo po ashtu Messi dhe Ronaldo mund t’i bashkohen Neymarit te PSG – thotë agjenti i brazilianit

Kapiteni i ka ndërprerë pushimet për t’u kthyer në Kataluni për t’u takuar me trajnerin e ri, me të cilin kanë folur për projektin e sezonit të ardhshëm.

Ronald Koeman (Foto: Instagram/ronaldkoeman)

Prioritet i Barcelonës mbeten përpjekjet për ta bindur Messin që ta vazhdojë karrierën në Camp Nou, pasi Josep Maria Bartomeu nuk dëshiron të mbahet mend si presidenti që e lejoi largimit e futbollistit më të mirë në histori të klubit. /Telegrafi/


Do ta respektojë Messi kontratën njëvjeçare, do të largohet apo do ta vazhdojë qëndrimin te klubi ku fitoi gjithçka? Shprehuni në hapësirën për komente.