Lista Serbe, sot ka takuar Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, Philip Kosnet.
Në një njoftim të kësaj partite, thuhet se është biseduar për situatën e pas zgjedhjeve, si dhe, çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të uljes së tensioneve.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, shprehën një qëndrimin për heqjen e taksës, vazhdimin e dialogut si dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi mes dyja vendeve.
Po ashtu thanë se, nuk kanë interesim për t’u bërë pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, njofton Telegrafi.
“Sa i përket pjesëmarrjes në qeveri, ne nuk do të futemi në atë qeveri në kushte të tilla, sepse nuk kemi nevojë për funksione për hir të tyre, por për të mbrojtur interesat e popullit serb”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Ndërkaq, Palmer theksoi se SHBA-ja, janë veçanërisht të interesuar për formimin e shpejtë të qeverisë dhe vazhdimin e vazhdueshëm të dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe respektimin e plotë për sundimin e ligjit, i cili do të mundësojë zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Palmer, po ashtu sot gjatë ditës, ka takuar Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke shprehur gatishmërinë për krijimin e Qeverisë së re dhe fillimin e dialogut… përfshirë edhe çështje të tjera.