Site icon Telegrafi

Takimi i kryenegociatorëve për çështjen e dinarit në Bruksel, Osmani: E domosdoshme të arrihet pajtim

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalon qarkullimin e dinarit.

Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan Gabriel Escobar ka pajtueshmëri, transmeton Telegrafi.

“Deri tani pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar deri tani, dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetë të propozimit”, tha ajo.

Presidentja deklaroi se është shumë pozitive që ndërkombëtarët pajtohen të ketë ndalim të qarkullim të dinarit në Kosovë.

“Është shumë pozitive që ndërkombëtarët në krye me SHBA-në pajtohen qe mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë, dhe me ndihem e tyre kemi arritur që dërgesat dhe ndihmat financiare që arrijnë nga Serbia të bëhen në euro dhe jo me dinar dhe kjo e zgjidh një pjesë të madhe të problemit”, tha mes tjerash ajo.

Lexo po ashtu Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë

Ajo gjithashtu theksoi se pjesa më sfiduese është që të sigurohet që ndihma financiare që vjen nga Serbia të mos shkon në duart e atyre që kanë abuzuar e që janë të korruptuar.

“Pjesa e dytë për të cilën nuk ka pajtim është se si duhet siguruar që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia mos të shkoj në duart e atyre personave që kanë abuzuar, që janë korruptuar, dhe që kanë marrë paratë në emër të qytetarëve dhe kanë shfrytëzuar paratë për krim, e korrupsion… Për këtë pjesë po hartohet një plan”.

“Përkundër sfidave unë jam e bindur që jo vetëm do të arrihet pajtim, dhe është e domosodshme, dhe do të ishte mirë të arrihej në Bruksel”, tha ndër tjera presidentja.

Ndryshe, BE-ja e ka konfirmuar takimin e radhës Kosovë-Serbi që pritet të mbahet të martën, ku do të diskutohet çështja e dinarit në nivel kryenegociatorësh.

Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga kryenegociatori, Besnik Bislimi./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version