Telegrafi

Takimi i De Bruynes me Kloppin pas ndeshjes, ngjallë reagime për një transferim të mundshëm të belgut në Anfield

Tifozët e Liverpooli i janë gëzuar shumë fitores 3-1 të Liverpoolit ndaj Manchester City në fundjavën që shkoi.

The Reds thelluan diferencën ndaj Citizens me këtë fitore në nëntë pikë, derisa është tetë nga Leciesteri dhe Chelsea.

Por, pas ndeshjes Kevin de Bruyne është takuar me Jurgen Kloppin dhe Mohamed Salahun në objektin e stadiumit Anfield Road.

Tifozët e The Reds shpresojnë që mesfushori belg të transferohet tek ata edhe pse një gjë e tillë është vështirë e mundshme.

Në video shihet se si De Bruyne bisedonte me trajnerin gjerman dhe egjiptianin, por ende nuk dihet se çfarë biseduan mes vete. /Telegrafi/