I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak në një postim në platformën “X” ka shkruar se me Bislimin diskutuan për takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet javën e ardhshme, më 14 shtator.
“Faleminderit zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme.
Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator do të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut, por agjenda e tij nuk dihet ende.
Takimi i fundit Kurti-Vuçiq kishte ndodhur më 9 maj, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për komunat veriore, që ishin bojkotuar nga qytetarët serbë. /Telegrafi/
Thanks to DPM @BislimiBesnik for meeting in Brussels today. We had a long and substantive discussion in preparation of next week’s High-level Dialogue Meeting. Our main focus was on how to advance normalisation of relations. pic.twitter.com/yfdUbvLWPP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 6, 2023