Site icon Telegrafi

Takimet e xhiros së dytë në Superligën së Kosovës në futboll

(Foto: ffk-kosova.com)

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës solli katër ndeshje mjaftë interesante, ku nuk munguan edhe disa rezultate befasuese.

Vlen të theksohet se kampioni i Kosovës, Ballkani, nuk e ka luajtur ndeshjen e xhiros së parë ku do të ballafaqohej me Malishevën e trajnerit Arsim Thaçi për shkak të angazhimit në Ligën e Konferencës, raporton KP.

Ndeshje shumë interesante do të zhvillohen edhe ne xhiron e dytë. Ballkani do të luajë kundër Drenicës në Suharekë, kurse një ballafaqim mjaftë interesante pritet të jetë ai ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe renditja tabelare, pas javës së parë në BKT Superligën e Kosovës

Këto janë pesë sfidat e xhiros së dytë:

Llapi-Trepça’89

Gjilani-Malisheva

Ferizaj-Prishtina

Drita-Dukagjini

Ballkani-Drenica


 

Exit mobile version