Tv 21 shkruan se ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po zhvillojnë një takim privat me kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela, në një restorant të Shkupit.
Shpend Ahmeti thotë se qëllimi i takimit është rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Ai tha se po diskutohet për fushaten parazgjedhore që do të filloj LR-PDSH dhe se po i japin këshilla për perpilim të listave zgjedhore.
Shpend Ahmeti tha se këto janë takime të rregullta pune, të cilat i zhvillojmë herë në Shkup e herë në Prishtine me LR-PDSH-në, dhe i perkrahim plotesisht në misionin e tyre, meqenëse edhe platforma jonë politike përputhet me parimet e kësaj partie opozitare.
Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat./Telegrafi/