Site icon Telegrafi

Takim i ri, por qëndrim i vjetër – Klopp dhe Lampard sërish u konfrontuan

Nuk kishte asnjë moment të mirë mes Jurgen Klopp dhe Frank Lampard pasi dy armiqtë e vjetër rivalizuan njëri-tjetrin sërish në Anfield.

Gjermani dhe anglezi u përplasën në mënyrë të famshme në vitin 2020, kur ky i fundit ishte trajneri i Chelsea, dhe i kishte thënë homologut të tij që të shporrej. Këtë herë nuk kërkoheshin lexues buzësh, por ishte e qartë se ndjenja mes dy shefave nuk ishin zbutur në vitet që kishin kaluar.

Me Anfield përsëri në qendër, dyshja u përballën drejt fundit të një pjese të parë të paqartë midis Liverpoolit dhe Evertonit. Klopp dukej se nuk ishte dakord me Lampard për diçka dhe marshoi në drejtim të tij.

Lexo po ashtu Tifozët e Evertonit u larguan edhe më turpshëm nga Anfield: Nuk pranuan humbjen, derisa demoluan çfarë u doli përpara

Dyshja u takuan mes dy dy vijave kufizuese të tyre në një shkëmbim fjalësh që zgjati vetëm disa sekonda.

Ajo pason një grindje të ngjashme mes të dyve gjatë një përplasjeje në Ligën Premier midis Liverpool dhe Chelsea në Anfield në korrik 2020. Me atë rast, Lampard u zemërua me gjyqtarin që i dha The Reds një goditje të lirë për një faull ndaj Sadio Mane.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp 'nuk donte' të largohej nga Divock Origi pas përfundimit të ndeshjes, derisa në një intervistë brilante kishte lëvdata për belgun

Lampard nuk u pajtua me vendimin ndërsa Klopp ndjeu se ylli senegalez ishte në shënjestër të Bluve. “Si është një faull? Nuk ka faull atje!”, Lampard bërtiti, përpara se t’i thoshte ndihmësit të Klopp, Pepijn Ljinders të ulej.

“Qetësohu, qetësohu… mos fol me  asistentin tim”, ia ktheu Klopp. “Jo, jo, nëse ai është kundër meje, unë do të them diçka!”, u përgjigj Lampard. Dhe kur një tjetër anëtar i ekipit të trajnerit të Klopp pretendoi se ishte ende një faull, shefi i Chelseat dha një përgjigje me vlerësim: “Nuk është faull! Nuk po ju pyes. Hesht”. /Telegrafi/

Exit mobile version