Bayern Munich dhe Manchester United do të përballen në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Ky duel do të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena në Munich, ku përballë njëra tjetrës do të jenë dy gjigantë evropianë.
Megjithatë drejtuesit e dy skuadrave kanë pasur një takim para përballjes së mbrëmjes në Allianz Arena.
Djajtë e Kuq janë të interesuar për transferimin e sulmuesit gjerman Serge Gnabry në Old Traford.
Erik Ten Hag e pëlqen shumë sulmuesin gjerman për faktin se ai mund t’i luaj disa pozita në repartin ofensivë dhe dëshiron transferimin e tij.
28-vjeçari nuk ka një pozitë fikse si titullar te Bayerni dhe mund ta mendoj rikthimin në elitën e futbollit anglez.
The Mirror ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 58 milionë eurove për gjermanin, ofertë që po konsiderohet nga Bayerni.
Në rast se Bayern e pranon ofertën, atëherë Gnabry do t’i bashkohej gjigantit anglez në janarin e vitit 2024. /Telegrafi/