Në Shkup është mbajtur takimi i pestë me radhë për masat e ndërtimit të mirëbesimit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, sipas marrëveshjes së aritur nga të dy palët, në qershor të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të Ministrisë së punëve të jashtme, takimi ishte vazhdimësi e dialogu miqësor dhe dobiprurës për tema të përbashkëta, përfshirë edhe projekte që lidhen me gjendjen politike, programet evropiane, kulturën, arsimin, mbrojten civile, administratën publike, etj.
Raundi i radhës së bisedimeve do të mbahet në Athinë, në fillim të vitit 2017./Telegrafi/