Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditën e djeshme (e shtunë) festoi ditëlindjen e 32-të.
E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ajo ka mbushur plot 32 vite.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë, të afërmit e familjarët, ndërsa një i tillë nuk mungoi as nga i dashuri i saj, regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Ky i fundit përzgjodhi disa fotografi të ëmbla të Ritës, ndonëse e uroi në gjuhën shqipe.
“Gëzuar ditëlindjen zog”, ka thënë ai.
Çifti kanë filluar të takoheshin në mars të vitit 2021, të cilët njëherësh bënë publike romancën në gusht të po atij viti.
Të njëjtit u tha se u fejuan në qershor, derisa tani po përgatiten për një ceremoni të madhe me miqtë e familjen.
Ata në gusht u komentuan për një ceremoni intime në Londër. /Telegrafi/