Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është e martuar tashmë që dy vjet me regjisorin Taika Waititi.
Ceremonia e tyre u zhvillua mes miqve dhe familjes së ngushtë në vitin 2022.
Ylli i famshëm dhe partneri i saj i kanë thënë PO” njëri-tjetrit në një ceremoni private të mbajtur së fundmi në Londër.
Dhe me rastin e Ditës së të Dashuruarve (14 shkurt), biondja ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshorti.
Ai ka ndarë një imazh artistik të tyre, ku edhe e ka uruar për ditën speciale.
“Urime Shën Valentinin grua”, kanë qenë fjalët e Taikas.
Rita dhe Taika ndërkaq filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se lidhja e tyre të bëhej e njohur për publikun. /Telegrafi/