Site icon Telegrafi

Taika Waititi tregon se si e kuptoi që Rita Ora ishte e duhura për të: Qëndronim mbrëmjeve deri vonë

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Anna Webber/Variety via Getty Images)

Taika Waititi është treguar i hapur lidhur me marrëdhënien e tij me bashkëshorten Rita Ora dhe si e kuptoi që ajo ishte “e duhura”.

Regjisori fitues i çmimit “Oscar” tha në një intervistë të re se kishte kuptuar që Rita ishte personi i duhur për të që para se ata të fillonin të dilnin së bashku, shkruan Just Jared.

“Mund të ketë qenë kur u takuam për herë të parë, e cila ishte edhe vite para se të bashkoheshim”, tha Taika në një intervistë për ‘SiriusXM’s The Morning Mash Up’.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Patricia Schlein/Star Max/GC Images)

Taika konfirmoi se ata u takuan për herë të parë në një festë grilli.

“U bëmë shumë miq të mirë dhe, ju e dini, ishim gjithmonë njerëzit e fundit që qëndronin në fund të mbrëmjes për të biseduar, dhe pastaj ajo do të thoshte: ‘Ok, mirë. Shpresoj se ke marrë një shofer’ dhe unë thoja, ‘Ok, shihemi’, dhe pas disa vitesh të tilla, në fund ajo tha, atë që pëlqej te ajo është se ajo di pikërisht çfarë dëshiron dhe kur e dëshiron”, tha Taika.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Rachpoot/Bauer-Griffin/Getty Images)

Taika dhe Rita përndryshe e bën publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021, kur Ora ndodhej në Australi për spektaklin e talenteve, “The Voice Australia”.

Ata u martuan më 4 gusht të vitit 2022 në një ceremoni private në Los Angeles, pamjet e së cilës u publikuan një vit më vonë dhe u përfshin në klipin e këngës “You and I” të Ritës, e cila është pjesë e albumit të saj me të njëjtin titull, i cili u publikua këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version