Telegrafi

Taika Waititi i lumtur që do të prezantojë me gruan e tij mbrëmjen e çmimeve MTV Europe Music Awards

Rita Ora dhe Taika Waititi në MTV EMA 2021 (Foto: PA)

Taika Waititi thotë se ai dhe partnerja Rita Ora po “kombinojnë pikat e tyre të forta” për të prezantuar së bashku eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Regjisori fitues i çmimit “Oscar” tha se ai dhe Ora ishin “miqtë më të mirë” dhe do të preferonin të punonin me njëri-tjetrin sesa më shumë me “një tufë yjesh të Hollywoodit”, shkruan Evening Standard.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet në “PSD Bank Dome” në Duseldorf të Gjermanisë, më 13 nëntor, dhe do të shënojë herën e parë që çifti i famshëm prezantojnë së bashku.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: MTV)

Ata fillimisht ndezën thashethemet për lidhje vitin e kaluar pasi u shfaqën krah njëri-tjetrit në tapetin e kuq të disa eventeve, por e kanë mbajtur partneritetin e tyre kryesisht larg vëmendjes.

Duke folur për agjencinë e lajmeve PA për arsyen e pranimit të bashkë-prezantimit të pritjes në MTV EMA 2022, Waititi bëri shaka duke thënë: “Rita, kjo është arsyeja e vetme”.

Lexo po ashtu Për herë të parë në histori, tri artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV Europe Music Awards

“Do të jetë mirë që ne të arrijmë të bëjmë diçka të tillë së bashku, dhe ajo e ka bërë atë më parë”, tha ai.

“Ne të dy jemi vërtet të mirë për të punuar me turma dhe për të bërë gjëra publike si kjo. Unë mendoj se është thjesht një lloj kombinimi i pikave tona të forta. Do të jetë argëtuese”, u shpreh Taika.

Rita Ora dhe Taika Waititi në MTV EMA 2021 (Foto: Getty Images)

Waititi tha se ai nuk “dinte shumë për muzikën bashkëkohore”, duke shtuar: “Por kjo nuk do të jetë puna ime”, tha ai.

Ai i tha agjencisë së lajmeve PA se ai dhe Ora nuk kishin planifikuar se çfarë do të vishnin për ceremoninë, por ai nuk do të ishte kundër veshjes së veshjeve të njëjta, duke shtuar se do të ishte “goxha rock” të paraqitesh me të njëjtin dizajn.

Waititi tha se ndryshe nga shfaqjet e çmimeve në industrinë e televizionit dhe filmit, MTV EMA “nuk e morën veten shumë seriozisht”.

Ai i tha se shpresonte se nuk do të kishte dramë serioze siç është incidenti famëkeq i shuplakës së Will Smithit në “Oscars” të këtij viti, por shtoi: “Unë mendoj se mund të luftoj me një grup të atyre muzikantëve”.

“Do ta them menjëherë, nuk kam frikë nga asnjë muzikant”, tha Taika.

Rita Ora dhe Taika Waititi në MTV EMA 2021 (Foto: Getty Images)

Waititi la të kuptohet gjithashtu për projektet e ardhshme të përbashkëta me Orën “në botën e fotografive lëvizëse”, si dhe disa që lidhen me muzikën e re të këngëtares, e cila do të dalë në treg vitin e ardhshëm.

“Ne thjesht duam të vazhdojmë të punojmë së bashku për gjëra sepse jemi miqtë më të mirë”, tha ai.

“Pse të mos punosh me njerëz me të cilët shoqërohesh dhe me të cilët dëshiron të jesh pranë, në vend të një grupi të çuditshëm në Hollywood, nga të cilët mezi prisni të largoheni?”, theksoi regjisori nga Zelanda e Re.

Ora bëri debutimin e saj si prezantuese në MTV EMA në vitin 2017 në “OVO Wembley Arena” në Londër dhe gjatë karrierës së saj ajo gjithashtu mori disa nominime për MTV Europe Music Awards, si dhe çmimin “Power of Music” në vitin 2017. /Telegrafi/