Taika Waititi ka komentuar romancën e tij me Rita Orën pas disa fotografive që u bënë virale në rrjete sociale.
Regjisori nga Zelanda e Re ka qenë së fundmi duke bërë xhirimet e filmit të tij të ri “Thor: Love and Thunder” në Sidnei.
Ai ka folur për Sydney Morning Herald për kohën e tij në Australi dhe për atë se si është ndjerë pas publikimit të disa fotografive nga paparacët.
https://twitter.com/SCOTTH0PE/status/1396554783004270592
I pyetur nëse është ndjerë keq për shkak të fotografive të fundit që janë publikuar, ai tha: “Jo në të vërtetë”.
“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka largohet shumë shpejt. Dhe gjithashtu, a është kjo ndonjë gjë e madhe. Jo jo, unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”.
Fotografitë e Waititi duke puthur Orën, të dashurën e tij të përfolur dhe aktoren e “Thor”, Tessa Thompson, u bënë virale në rrjetet sociale këtë muaj.
DailyMail, tabloidi që publikoi imazhet, raportoi që këto ishin realizuar në shtëpinë e Waititit pas një ndeje.
Përdoruesit e rrjetit social Twitter spekuluan se tre yjet mund të jenë në një marrëdhënie poliamore, por që mund të ketë qenë edhe një shaka për të hedhur poshtë paparacët.
Taika dhe artistja shqiptare u shfaqën publikisht në prill në premierën e “RuPaul’s Drag Race: Down Under”.
“Thor: Love and Thunder” është planifikuar të shfaqet në maj të vitit 2022. /Telegrafi/