Taika Waititi ka ndarë historinë e romancës së tij me këngëtaren Rita Ora në një postim në Instagram për Ditën e Shën Valentinit.
Regjisori, 46 vjeç, publikoi një fotografi të tij dhe Ritës, 31 vjeçe, të realizuar në natën e parë kur çifti u takuan.
“Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, shkruan The Independent.
“Ne kemi qenë shokë që atëherë. Pastaj një vit më parë vendosëm t’i ‘komplikonim’ gjërat, por thjesht u bë më e lehtë”, shkroi regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re.
Ai shtoi: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit për të dashurinë time”.
Waititi publikoi gjithashtu fotografi të tij, ku shihej duke i realizuar foto Rita Orës gjatë tapetit të kuq të MTV EMA 2021.
Ora ka shpërndarë një sërë fotografish duke shkruar: “Ne, 4 vite më parë, deri tash, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”.
Në një intervistë të fundit me The Independent, Ora – e cila filloi të takohej me regjisorin Waititi kur vendosi të ishte pjesë e “The Voice Australia” – tha: “Nuk prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja atë”. Ajo tha se dëshiron ta mbajë lidhjen e saj larg vëmendjes dhe ta “mbrojë atë”.
Që nga njohja e tyre në kontinentin australian, dyshja kanë qenë të pandashëm. /Telegrafi/