Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e konsideron me rëndësi të madhe strategjike takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Përmes një postimi në Twitter, Tahiri thotë se aleanca e Kosovës me SHBA-në është jetike.
“Takimi i nivelit të lartë në ShBA në mes të delegacionit kosovar dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën. Aleanca me ShBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet në vazhdimësi”, shkruan ajo. /Telegrafi/
The high-level meeting in the ?? of the ??Kosovo delegation with the US Secretary of State @SecBlinken yesterday in Washington has great strategic importance for Kosovo! The alliance with the USA is vital and as such must be preserved and developed continuously!
— Edita Tahiri (@EditaTahiri) July 27, 2022