Site icon Telegrafi

Tahiri: Shpend Ahmeti njeri i padëshiruar në Prishtinë, Albini i fitoi zgjedhjet pse nuk e kishte atë në parti

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, duke akuzuar rëndë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e konsideruar atë ‘meritor’ edhe për fitoren e VV-së.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria e ardhshme do të jetë shumë e dobët.

Ai ka thënë se kur kanë kaluar shumë ditë nga data e zgjedhjeve Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për koalicion, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i PDK-së ka hedhur akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit duke e konsideruar pikërisht largimin e Ahmetit nga Vetëvendosje si çelës të suksesit të Kurtit.

“Një prej njerëzve më të padëshiruar në Prishtinë për të mos thënë të urryer është Shpend Ahmeti… Ka qenë një favor i madh për Albin Kurtin që nuk e ka pasur në Prishtinë Shpend Ahmetin”.

Tahiri ka thënë se PDK-ja në Prishtinë ka pasur rritje të madhe. Sipas tij në vitin 2017 i kanë pasur 9 mijë vota në kryeqytet ndërsa në këto zgjedhje i kanë arritur 16 mijë./Telegrafi/

Exit mobile version