Site icon Telegrafi

Tahiri i PDK-së e quan të papërgjegjshëm dhe arrogant Kurtin, i përgjigjet Rrustemi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë ka folur për vizitat e kryeministrit Albin Kurti jashtë shtetit.

Tahiri tha se deri tani e kemi pa një papërgjegjësi dhe arrogancë të Kuritt karshi jo vetëm opozitës por edhe qytetarëve të vendit.

“Nuk ka si të jetë ndryshe kur një kryeministër i papërgjegjshëm me javë të tëra nuk gjendet në Kosovë. Ne presim që të reflektojë dhe të vij në Kuvend të raportoj për gjithë angazhimin e tij në politikën e jashtme e në veçanti në raport me Serbinë. Ne ende nuk kemi bërë në kërkesë për raportim të tij por presim që ai të reflektojë dhe ta përmbush obligimin kushtetues që ka”, tha Tahiri.

Në anën tjetër deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi u shpreh se Kryeministri jo vetëm që ka raportuar pas vizitave por ka diskutuar në parlament edhe para vizitave.

“PDK kishte bërë kërkesë për debat parlamentar lidhur me një vit qeverisje, por ata në mbledhjen e sotme kërkuan ta tërheqin këtë kërkesë për ta riformuluar. Kryeministri do të raportoj sa herë që të ftohet nga deputetët për të raportuar”, tha Rrustemi, duke shtuar se kryeministri do tu përgjigjet deputetëve në momentin që do të jetë në seanca. /Telegrafi/

Exit mobile version