Site icon Telegrafi

Tahiri: Kurti i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radoiçiqit, e la të lirë më 24 shtator

Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka ngritur alarmin se Serbia po planifikon sulm të reja ndaj Kosovës, duke shtuar se Milan Radojçiq qëndron prapa organizimit dhe se po paguan terroristë.

Për këtë ka reaguar, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, transmeton Telegrafi.

Tahiri thotë se Kurti ankohet për të, por që më 24 shtator e ka lënë të lirë.

“Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radoiçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellë në kohë reale lëvizjet e RadoIçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”, ka theksuar Tahiri përmes një reagimi në Facebook.

Lexo po ashtu Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Tutje, Tahiri shtoi se Kurti ka lejuar korridor të tërheqjes atij.

“Në një anë, Albin Kurti vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar”, vijon reagimi.

Ndryshe, sot Kurti deklaroi para mediave se për përgatitjen e sulmeve duhet reaguar ndërkombëtarët.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëzon ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”./Telegrafi/

Exit mobile version