Site icon Telegrafi

Tahiri i AAK-së: Integrimin e Kosovës në BE, nuk mund ta ndalë Lajçaku e as ndonjë institucion tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se integrimi evropian i Kosovës s’mund të ndalet nga askush.

Tahiri ka shtuar se integrimi evropian i Kosovës është zotim kombëtar, shtetëror e institucional.

“Integrimin evropian të Kosovës nuk mund ta ndalë as Lajçaku, e asnjë institucion tjetër pasi ky është zotim kombëtar, shtetëror dhe institucional”, u shpreh ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së theksoi se Kosova duhet të bashkërendojë politikën e saj strategjike me akterët ndërkombëtarë, obligimet që i ka marrë duhet t’i realizojë pa e dëmtuar sovranitetin dhe interesin e vendit.

“Bashkërendimi i Kosovës me SHBA-në dhe faktorin ndërkombëtar është jetik për ne. Nuk guxon që kjo Qeveri dhe ky kryeministër ta kthejë Kosovën prapa”, është shprehur Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version