Telegrafi

Tahir Batatina nuk ua plotëson dëshirën “Legjendave” për ndeshjen kundër Feronikelit

Sot do të zhvillohet xhiroja e parafundit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi do të jetë nikoqir para shikuesve të vetë në Zahir Pajaziti të skuadrës së Feronikelit.

Llapjanët më vetëm matematikisht kanë gjasa që të shpallen kampion, gjersa drenicakët janë lider të ligës me dy pikë më tepër se vendi i dytë, Prishtina.

Kjo e fundit kishte mposhtur xhiron e kaluar skuadrën podujevase me rezultat minimal prej 1-0, gjë që ka shtyrë tifozët llapjan të kërkojnë që skuadra e tyre e zemrës të mos jep maksimumin dhe të luajë me skuadrën e dytë, përkatësisht të juniorëve.

“Nuk është e vërtetë, janë spekulime. Do të luaj me formacionin më të mirë”, u shpreh Batatina për Olle.

Lexo po ashtu Formacioni i Legjendave për Tahir Batatinën në ndeshjen kundër Feronikelit

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumit “Zahir Pajaziti” me fillim në ora 16:00. /Telegrafi/