Ka përfunduar java e tetë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Shtatë ndeshje janë zhvilluar këtë xhiro, ndërsa takimi mes Prishtinës dhe Drenicës është shtyrë për një datë tjetër.
Pas tetë takimeve në elitën e futbollit kosovar, tri skuadra janë në krye të renditjes me pikë të njëjta, nga 17.
Drita është lider i ri me 17 pikë falë golaverazhit më të mirë, ndërsa në pozitën e dytë dhe të tretë janë Llapi e Ballkani me pikë të njëjta.
Feronikeli zë pozitën e katërt në tabelë me 15 pikë, aq sa ka edhe Gjilani një pozitë më poshtë.
Prishtina është e gjashta me 13 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në katër pozitat e fundit, pozita që i largojnë ekipet nga elita janë Flamurtari, Ferizaj, Vushtrria dhe Dukagjini. /Telegrafi/