Ka përfunduar java e 27-të në elitën e futbollit kosovar.
Lideri aktual i Superligës, Drita ka vazhduar me fitore ku kësaj radhe mposhti Vllazninë e Pozhoranit me rezultat të bardhë 2-0.
Kësisoj Drita vazhdon kryesimin në Superligë me 53 pikë të grumbulluara pas 27 ndeshjeve.
Në pozitën e dytë mbetet Prishtina me tri pikë më pak pas fitores minimale 1-0 ndaj Besës së Pejës.
Llapi ka triumfuar në udhëtim te Liria 1-2 dhe është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë.
Ndërkohë ngritje ka pasur edhe për kampionin në fuqi, Trepçën ’89 që pasi mposhti Vëllaznimin 3-0 e sheh vetën në pozitën e katërt me 43 pikë të tubuara.
Në pjesën e poshtme të tabelës nuk ka ndryshime, ku Vëllaznimi ka mbetur në pozitën e nëntë me 35 pikë.
Pozita e 10-të i takon Besës së Pejës që ka grumbulluar 18 pikë pas 27 ndeshjeve.
Ndërkohë Flamurtari dhe Vllaznia e Pozhoranit janë në pozitat 11 dhe 12 me 15 respektivisht 14 pikë. /Telegrafi/