Ka përfunduar edhe java e 35-të në Superligën e Kosovës, aty edhe ku u përcaktua kampioni për edicionin 2020/21.
Takimi më kryesor i këtij rrethi padyshim ishte ai në mes të Gjilanit dhe Prishtinës, me këta të fundit që fituan 2-1, për t’u konfirmuar si kampion pas tetë vitesh dhe për herë të 11-të në elitën e futbollit kosovar.
Një takim pritej edhe mes Drenicës dhe Dritës, mirëpo ish-kampioni fitoi me rezultat 3-0 si mysafir i skuadrës nga Skenderaj.
Fitore të madhe në këtë javë shënoi edhe Arbëria në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 3-2, duke bërë një hap të madh për mbijetesë.
Ballkani që fitoi 4-3 ndaj Trepçës ’89, i vuri mitrovicasit në zonën që shpijë në Ligën e Parë, e që këta të fundit do të luftojnë deri në fund për mbijetesë.
Një tjetër skuadër që po lufton për qëndrim në Superligë është edhe Feronikeli, që fitoi 3-1 në udhëtim te Besa që tashmë ka rënë në Ligën e Parë.
Më poshtë mund të shikoni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas javës së 35-të. /Telegrafi/