Ka përfunduar edhe xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës, ku pati përballje mjaftë interesante.
Kryendeshja e kësaj jave ishte ajo në mes të Ballkanit dhe Dritës, që pati shumë raste, mirëpo munguan golat.
Një tjetër takim interesant doli të ishte edhe ai që u zhvillua në Drenas në mes të Feronikelit dhe Prishtinës, me vendasit që fituan 2-0.
Firore më bindëse në këtë rreth mori Llapi që triumfoi 4-1 në udhëtim te Besa.
Ismet Munishi në anën tjetër ka debutuar me fitore si trajner i Gjilanit, duke mposhtur Trepçë ’89 me shifrat 2-1.
Përballja tjetër që nuk ishte fitues ishte edhe ai mes Drenicës dhe Arbërisë, që u mbyll me rezultat 1-1. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore