Telegrafi

Tabela e Superligës së Kosovës pas javës së 20-të: Ballkani e Drita vazhdojnë luftën për vendin e parë

Ka përfunduar edhe java e 20-të në Superligën e Kosovës, aty ku nuk munguan befasitë.

Kampioni në fuqi, Drita ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2-1.

Fitore më bindëse shënoi Prishtina që triumfoi ndaj Arbërisë me rezultat 4-0.

Ballkani përfitoi në anën tjetër nga gabimi i Dritës, për të rrëmbyer kreun e tabelës në fitoren minimale 1-0 ndaj Feronikelit.

Fitore komode në këtë javë mori edhe Llapi që mposhti Gjilanin me shirat 3-1.

I vetmi takim që përfundoi pa gola ishte ai në mes të Drenicës dhe Besës, me dy skuadrat që morën nga një pikë.

Më poshtë mund të shikoni tabelën e plotë të elitës së futbollit kosovar, me Ballkanin dhe Dritën që ndajnë kreun e tabelës me 44 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore