Ka përfunduar me sukses xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës, por me një numër të vogël të golave të realizuara.
Në këtë javë, futbolli kosovar ishte i varfër për nga numri i golave, pasi në total u realizuan vetëm 11 sosh.
Vëmendja kryesore ishte në derbin e Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit që u zhvillua sot (e diele), mirëpo që përfundoi pa gola edhe pse rastet nuk munguan.
Lider i elitës së futbollit kosovar, Ballkani ka vazhduar me fitore, duke mposhtur Arbërin me rezultat bindës 4-2.
Fitore në këtë xhiro ka marrë edhe Prishtina që fitoi me rezultat 4-0 ndaj Besës, derisa Otto John realizoi het-trik.
Në këtë javë triumfoi edhe Drenica si mysafir i Llapit që vazhdon me një formë tejet të dobët, në fitoren minimale 1-0.
Kjo xhiro e gjashtë u përmbyll me takimin ën mes të Trepçës ’89 dhe Feronikelit që ishte pa gola.
Më poshtë keni mundësinë që të shikoni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/