Ka përfunduar me sukses java e 30-të në BKT Superligën e Kosovës, aty ku nuk munguan befasitë.
Ndeshja kryesore e kësaj jave ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, me dy skuadrat që morën nga një pikë, në barazimin 1-1.
Përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Dukagjinit dhe Gjilanit, me skuadrën nga Klina që mori tre pikë në fitoren 2-0.
Fitore komode në këtë javë mori edhe Drita, që në shtëpi mposhti Malishevën me shifrat 3-1.
Befasi e madhe e kësaj xhiroje ishte ndalesa që ia bëri Ulpiana, Ballkanit, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Llapi mori edhe fitoren e tretë rresht, pasi triumfoi përball Feronikelit me rezultat 2-0. /Telegrafi/