Telegrafi

Tabela dhe rezultatet e javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar java e 29-të në BKT Superligën e Kosovës, derisa kishte përballje mjaftë të zjarrta.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Ballkanit dhe Prishtinës, me skuadrën nga Suhareka që triumfoi 2-0.

Një duel mjaft interesant ishte edhe ai që u zhvillua në Podujevë, ku Llapi triumfoi 1-0 ndaj Dritës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Fitore më të thellë në këtë javë mori Gjilani, që mposhti Feronikelin me rezultat 5-1, duke ia vazhduar bilancin negativ klubit nga Drenasi.

Fitore të madhe në këtë rreth mori edhe Malisheva që mposhti me vështirësi Ulpianën, 1-0.

Me këtë rezultat, por si mysafir, triumfi Dukagjini në Skenderaj, duke triumfuar në ballafaqim me Drenicën.

Më poshtë mund të shikoni tabelën dhe rezultatet e javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës. /Telegrafi/